Nëna e vogëlushit që sot është 7 vjeë është paraqitur pranë emisionit “Stop” dhe ka rrëfyer gjithë kalvarin e saj.
Ajo thotë se prej 6 muajsh mungon ilaçi nevirapinë, pa të cilin i biri nuk mund të jetojë.
Fëmija sipas nënës e ka marrë sëmundjen e rëndë në spital kur është shtruar për ftohje. Ajo thotë se askush në familje nuk është pozitiv, por në kartelën e fëmijës është shkruar, se ai ka bërë ndërhyrje, edhe pse nëna dëshmon, se i biri nuk i është nënshtruar kurrë asnjë operacioni.
Këtë e konfirmon edhe mjekja e fëmijës. Por tani 7-vjeçari dhe familja e tij përballen me mungesën e ilaçit, që vetëm me ndërhyrjen e emisionit “Stop” i është dhënë fëmijës.
Diskutime rreth kësaj post