Lubonja: Lu gabon që mbron një kryegangster si Edi Rama
Analisti Fatos Lubonja është kundër ndërhyrjes së ndërkombëtarëve në procesin e reformës në drejtësi ndërsa nuk i ka kursyer akuzat për kryeministrin Rama të cilin e ka etiketuar si “kryegangster”. Në një intervistë për Ora News ai tha se është anomali që ndërkombëtarët të kontrollojnë gjyqtarët, ndërsa theksoi se sido që të bëhet reforma, shqiptarët do ta kuptojnë dhe do të çlirohen nga mitizimin se kjo reformë na vjen nga ndërkombëtarët.
“Unë jam marrë me reformën në drejtësi. Ka shumë aspekte që mund të trajtohen, por pikat i kam dhënë në një nga shkrimet e mia është titulluar “Pse duhet bërë reforma në drejtësi që nuk do të sjellë drejtësi”. Duke u bërë kjo reformë sido që të bëhet shqiptarët do të binden se reformën nuk do t’jua falin as ambasadorët as politikanët, as gangsterët që kanë në krye të pushtetit, por është një çështje që ka të bëjë me shumë aspekte të jetës. Nëse do të miratohet do të çlirohen edhe nga miti se do të na i sjellin amerikanët x apo y” – thotë Lubonja.
“Më në fund të çlirohemi dhe nga ky mitizim dhe ky manipulim që na bëhet me ambasadorët, me perëndimorët, SHBA apo të tjerë. Ky ambasador më kujton Rajersonin që mori një anë duke menduar që këta janë të mirët dhe këta janë të këqijtë. Mbështeti Berishën pa kuptuar se ishte i njëjti brumë që po gatuante Shqipërinë e re, dhe në fund fare çfarë solli?! Solli një katastrofë. Ai Rajersoni nuk ka kërkuar një ndjesë, e kam thënë këtë, se pse i dha mbështetje pa rezerva.
Është e njëjta situatë që shikoj me këtë mbështetje që i jepet një “kryegangësteri” si Edi Rama në pushtet që në çdo moment e shfaq hapur atë që drejtësia e pavarur dhe ai janë dy gjëra që nuk mund të bashkëjetojnë. Ai tha se Rilindja e Ramës na kthen në vitet “90” –tha Lubonja.
Ai përsëriti se në Shqipëri duhet të krijohet një lëvizje politike, e cila edhe nëse nuk merr pushtetin të bëjë presion.
“Na del Edi Rama dhe na thotë Rilindje, dmth ideja e Rilindjes është si fillimi nga zero, pra fillimi i viteve 90. Kemi 25 vjet dhe e humbëm. Tani duket sikur këta duan ta bëjnë me një reformë. Kjo është një iluzion, por që duhet diçka duhet.
Unë e kam thënë, duhet një lëvizje e re politike, një bashkim i të gjithë njerëzve që janë lodhur me këtë kastë politike. Një lëvizje politike që edhe nëse nuk merr pushtetin bën presion ndaj këtyre bandave që të kthehen nga banda në parti. Kjo është një rrugë e shkurtër, por është edhe e gjatë sepse në Shqipëri nuk ka mundësi që të lindë një lëvizje e tillë politike.
Unë mendoj që opozita mesa di unë ka një problem të vetëm, problemin e vendeve të rezervuara, pra kush do të bëjë kontrollin e gjyqtarëve. E para nëse do një koment të shkurtër, vetë ideja që gjyqtarët kontrollojnë gjyqtarët është një anomali, edhe ideja që vijën ndërkombëtarët dhe kontrollojnë gjyqtarët është anomali. Opozita nuk ka këtë merak, ka merak të mbrojë vetveten”– tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post