Përplaset furgoni, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur në Vlorë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier, ku një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake që vijnë nga Policia e Vlorës mësohet se, rreth orës 07:30, në autostradën Vlorë-Fier ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.
Shërbimet e Policisë janë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se në afërsi të kripës, një automjet tip “Furgon” me targë AA050EK, me drejtues shtetasin M.H., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin në drejtim të Fierit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me traversën anësore, ku për pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar 7 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka humbur jetën në vend.
Po punohet për identifikimin dhe gjeneralitetet e personave. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Diskutime rreth kësaj post