Renditja në listën e propozuesve të nismës “Blushi-Hafizi” për ndryshimet në Kushtetutë që Presidenti të zgjidhet nga populli dhe në veçanti për miratimin e draftit të reformës në drejtësi me Referendum popullor, ka bërë që deputeti demokrat Selami të “udhëtojë” në krah të kundërt me kreun e partisë së tij Lulzim Basha. I cili gjithnjë e ka përsëritur se reforma në drejtësi duhet të miratohet me konsensus.
Madje edhe ditën e djeshme Basha ka përgënjeshtruar një media, që e kishte përmendur se, kishte pranuar refrendumin për reformën në drejtësi, duke rideklaruar se është kundër referendumit për “drejtësinë” dhe që reforma në drejtësi do të miratohet pas zgjedhjeve të vitit 2017. Madje reforma në drejtësi do të jetë pjesë e fushatës elektorale të PD dhe opozitës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Dy deputetët socialistë Mimoza Hafizi dhe Blen Blushi kanë shpallur sot nismën e tyre për disa ndryshime kushtetuese, ku pritet që të mbështeten edhe nga disa deputetë të Partisë Demokratike.
Sipas kësaj nisme ata synojnë që Presidenti të zgjidhet nga populli dhe Reforma në Drejtësi të vendoset përmes referendumit.
Pjesë e listës janë dhe deputetët e tjerë të PS, por dhe kreu i PAA Agron Duka, ai i PDK Nard Ndoka, deputeti i PDIU Tahir Muhedini, kreu i PBDNJ Vangjel Dule dhe ish-kreu i PD Eduart Selami.
Ka qenë deputetja Mimoza Hafizi që përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë publik këtë fakt, duke publikuar edhe listën me deputetët që kanë dhënë mbështetjen e tyre për këtë nismë e që mes tyre ka edhe nga radhët e opozitës.
Hafizi ka shtuar se vijojnë kontaktet me shumë deputetë të tjerë dhe me grupet parlamentare, për të siguruar mbështetjen e nevojshme që këto ndryshime në Kushtetutë të miratohen, ndërkohë që ka theksuar se, këto ndryshime kushtetuese janë të domosdoshme për jetën demokratike të vendit. Ajo i kërkon opinionit publik dhe të gjithë qytetarëve të ushtrojnë presion mbi deputetët e tyre për ta mbështetur këtë nismë.
Diskutime rreth kësaj post