Pas largimit të ekonomisë së dytë më të madhe të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe, pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto i BE-së të zvogëlohet me 2,8 trilionë dollarë.
Sipas të dhënave të përpiluara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, PBB-ja e përgjithshme e ekonomisë së BE-së me treg të përbashkët për vitin e kaluar ishte 16 trilionë e 220 miliardë dollarë.
Kontributin më të madh në këtë shifër e ka dhënë Gjermania, ndërsa menjëherë pas saj Britania me dy trilionë e 849 miliardë dollarë.
Shifra në fjalë përkon me 17,6 përqind të PBB-së së BE-së.
Edhe këtë vit, pritet që kontributi i Britanisë në ekonominë e BE-së të realizohet në nivelin dy trilionë e 761 miliardë dollarë.
Ndërsa parashikohet që BE-ja 28-anëtarëshe të nxjerrë një PBB prej 16 trilionë e 477 dollarë, nëse kjo shifër llogaritet pa Britaninë, atëherë ajo shkon në 13 trilionë e 716 miliardë dollarë.
Në këtë mënyrë, duke u bazuar në shifrat për vitin 2015 dhe 2016, dalja e Britanisë do të ketë efekt me 2,8 trilionë dollarë në ekonominë e Unionit.
Përveç pjesës në PBB-në e BE-së, shifrat po ashtu tregojnë se Britania e Madhe ka rëndësi për BE-në edhe nga aspekti i popullsisë.
Nga popullsia totale e BE-së, që vitin e kaluar kishte 507,4 milionë banorë, 65,1 milionë banorë jetojnë në Britaninë e Madhe.
Ndërkaq, këtë vit pritet që popullsia e BE-së të shënojë një rritje në 509,6 milionë, ndërsa ajo e Britanisë në 65,6 milionë banorë.
Pa Britaninë e Madhe, pritet që popullsia e BE-së të zvogëlohet 66 milionë banorë.
Diskutime rreth kësaj post