Prokuroria e Krujës dërgon për gjykim ish-kryetarin e bashkisë së qytetit deri në vitin 2015, Shkëlzen Hoxha, i akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Me të njëjtën akuzë, Prokuroria ngarkon edhe administratorin e kompanisë “Regli” shpk, Njazi Prençi. Së bashku me ta, Prokuroria e Krujës akuzon për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Shpërdorimit të detyrës” edhe ish-zyrtarët e bashkisë Krujë, Xhuma Roshi, Indrit Fida dhe Spartak Shehu. Ndërkohë që është vendosur sekuestro preventive mbi të gjithë asetet e kompanisë “Regli”.
Të gjithë këta persona akuzohen se kanë abuzuar me fondin e emergjencës, i cili u është akorduar për “Sistemimin e përroit, lagjia nr.1, Ura e Madhe-Krujë, me vlerë 20.520.000 lekë me Tvsh”. Prokuroria ka nisur hetimin në bazë të një kallëzimi të bashkisë Krujë, të dorëzuar në fund të vitit 2015. Nga hetimi i Prokurorisë së Krujës ka rezultuar se, vlera në terren e investimit në këtë projekt është shumë më e vogël, duke arritur në konkluzionin se ish-kryetari i bashkisë dhe administratori i kompanisë që fitoi procedurën e prokurimit, kanë vjedhur mbi 8 milionë lekë.
Diskutime rreth kësaj post