Rama pret Kuqezinjtë me batuta dhe një premtim
Pas Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Jashtme, Kombëtarja u prit në godinën e Qeverisë nga kryeministri Edi Rama.
Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, Rama tha se lojtarët në fushë dhe tifozët në shkallët e stadiumit dhe në rrugët e qyteteve franceze lanë pas imazhin e një Shqipërie europiane.
Rama nuk kurseu as batutat kur u ndal tek Etrit Berisha për ta falenderuar për emocionet që na tha.
“Falenderoj të gjithë, nga Berisha im më i dashur, e deri tek autori i golit”, tha ai.
Kryeministri pati edhe një premtim për lojtarët, premtim që do të mbahet me përfundimin e stadiumit të ri kombëtar.
“Do të ketë një pllakë me emrat tuaj ku do të shkruhet se ‘kjo arenë i dedikohet kombëtares kuqezi të euro 2016’”, u shpreh Rama.
Kryeministri shtoi se të investosh për sportin do të thotë të investosh për shëndetin dhe kulturën, të investosh edhe për fuqizimin shpirtëror dhe ekonomik të një bashkësie dhe të një vendi.
Pas Kryeministrisë, ekipi kombëtar u zhvendos tek Fan Zone për të festuar së bashku me tifozë në shesh.
Diskutime rreth kësaj post