Gjykata e Tiranës ka vendosur sot “Arrest me burg” për Anjeza Shabanin e cila ka dhunuar barbarisht një të mirut në kopshtin të cilin ajo menaxhonte.
Gjyqtarja Fatime Deçolli vendosi këtë masë, për dy akuzat “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Dhunës ndaj të miturve” ndërkohë që ende nuk është shprehur sa i takon akuzës tjetër të “Aktivitetit të paligjshëm”.
Anjeza Shabani ndonëse ka kërkuar masën “Arrest shtëpie” pasi ka një fëmijë të mitur për të rritur, këtë nuk e ka marrë parasysh gjyqtarja.
Ajo është larguar nga kafazi i hekurt duke qarë për të shkuar në qelitë e paraburgimit, por kur është future në sallën e gjyqit ajo ka shkëmbyer disa fjalë me babain e saj, ku i ka thënë se, ‘Jam shumë mirë”.
Por përgjigjia e babait të saj ka qenë ajo që ka shokuar akoma më shumë të gjithë opinionin, kur i ka thënë se, “Bravo, qëndro e fortë”.
Policia e prangosi Shabanin pas kërkesës së Prokurorisë ku ajo kërkon “Arrest me burg” ndërkohë që është gjykata ajo që do të vendosë për masën e sigurisë ndaj saj.
Sakaq, ekspertët kanë shkuar edhe në kopshtin që ajo menaxhonte dhe kanë pyetur edhe fëmijët dhe stafin e institucionit, në prani të psikologëve dhe prindërve të tyre.
Anjeza Shabani akuzohet nga prokuroria për 3 vepra penale, “Dhunë ndaj të miturve”, “Shpërdorim detyre” dhe “Aktivitet të paligjshëm tregtar”.
Babai i Anjezës në dialog me Policinë
Policia: Ju lutem zotëri dilni andej, hapeni rrugën që të futet makina. Të lutem bëj më mbrapa
Policia: ku po shkon ore, bëj më mbrapa
Policia: o Zotëri ulu posht
Babai: Ik ore P…..
Anjeza: Babi jam mirë
Babai : Bravo babi e fortë të bëhesh
Diskutime rreth kësaj post