Ligji për kamerat e sigurisë, rrëzohet dekreti i Nishanit
Komisioni i Sigurisë rrëzoi të martën dekretin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani që kthente për rishqyrtim ne Kuvend ligjin ‘për masat shtesë të sigurisë publike’ ose siç njihet ndryshe ligji ‘për kamerat e sigurisë’.
Përfaqësuesit e maxhorancës, por dhe zyrtarë te Ministrisë së Brendshme, e cilësuan dekretin si të pabazuar në ligj, ndërsa opozita u shpreh në mbështetje të tij.
Nënkryetari demokrat, Flamur Noka i kërkoi komisionit që të publikohet dokumenti i sjellë nga Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave, ndërsa zv/ministrit të Brendshëm, Stefan Çipa i kerkoi të informonte për koston që ka zbatimi i ligjit.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama tha sot se ai kishte votuar kundër ligjit, pasi drafti nuk kishte mendimin e partnerëve dhe asnjë projekt për kostot.
Me 4 Prill Presidenti Nishani ktheu për rishqyrtim ligjin “Për masat shtesë të sigurisë publike”, me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudencën përkatëse, të detyrueshme në Republikën e Shqipërisë.
Diskutime rreth kësaj post