Dështon tentativa për vrasjen e Trump
Tentoi të qëllonte Donald Trump gjatë një aktiviteti në Las Vegas arrestohet britaniku 20 vjeçar. Michael Steven Sandford i mori armën oficerit të policisë dhe tentoi ta qëllonte kandidatin gjatë një takimi të tij me mbështetësit
20-vjeçari Michael Steven Sandford ka pranuar se kishte në plan që të qëllonte ndaj Donald Trump prej një vit, e kishte vendosur që të vepronte pasi kishte vetëbesim.
Nga sa raportohet 20-vjeçari ka shtuar se nëse nuk do të tentonte të qëllonte gjatë këtij takimi do e bënte në takimin e radhës që Trump do të kishte në Feniks.
Sipas BBC-së Michael Steven Sandford ishte i papunë, ai qëndronte prej kohësh si ilegal në SHBA dhe jetonte në makinën e tij.
Diskutime rreth kësaj post