Horoskopi ditor, e hënë 20 qershor 2016
Dashi
Java do të nisë e mbarë për të lindurit e kësaj shenje në sajë të ndikimit të Hënës dhe Diellit. Horoskopi i kësaj dite do të nxjerrë në pah disa probleme tuajat. Mundohuni të tregoheni më të hapur dhe dëgjoni këshillat dhe idetë e të tjerëve.
Demi
Ndikimi i Uranit do të bëjë që në shenjën tuaj të dominojë pozitiviteti. Pavarësisht vështirësive me të cilat do të përballeni, darka do të sjellë një mbrëmje të mirë dhe të lumtur.
Binjakët
Pavarësisht se dita ofron mundësi të mira për të shfrytëzuar sa më mirë rastet, mënyra juaj e zmadhimit të gjërave, mund të zbehë çdo gjë. Mërkuri do të jetë në kontrast me Saturnin, duke sjellë disa përplasje. Bëni kujdes!
Gaforrja
Me praninë e Diellit në shenjën tuaj, do mundoheni të përfshini pas vetes edhe ata që ju rrethojnë. Do të arrini të shënoni rezultate pozitive, falë inkurajimit të miqve dhe të afërmve. Mos u sikletosni, do ja dilni më së miri në çdo gjë.
Luani
Do të jenë të pakta mundësitë që mund të kapen fluturimthi dhe fati gjithashtu. Mundohuni të mos hiqni dorë nga prioritetet, në mënyrë që të mos rrezikoni të bëni një vrimë në ujë. Vetëm duke arritur të kuptoni situatat, do të shënoni përmirësime të ndjeshme.
Virgjëresha
Shenja juaj do të jetë e turbulluar për shkak të ndikimit të Hënës, Saturnit dhe Neptunit, të cilët do të jenë në kundërshtim me njeri tjetrin. Ndikimi negativ i tyre do të bëjë që të rrëzohet “kështjella e rërës” që keni ndërtuar. Këshillohet që të menaxhoni me kujdes situatat e rrezikshme.
Peshorja
Yjet do të favorizojnë shenjën tuaj qysh në orët e para të ditës. Do të fokusoheni drejt gjërave që doni më shumë, gjë që do ju dhurojë një surprizë të bukur. Këshillohet që gjatë kësaj dite të bëni më shumë pas marrëdhënieve familjare dhe forcimin e tyre.
Akrepi
Dita do të jetë kryesisht pozitive, ku do të favorizohet kryesisht miqësia. Përkushtojuni më shumë partnerit dhe mos insistoni shumë në gjëra që mund të ngjallin debate. Rrezikoni të shkatërroni përfundimisht besimin dhe vlerësimin që ka ndaj jush.
Shigjetari
Do të jetë një periudhë e mirë për punën. Një lajm që do të mësoni rastësisht do ju hapë sytë lidhur me një çështje delikate. Një mik apo një mikeshë do të ketë diçka të re për ju.
Bricjapi
Të lindurit e kësaj shenje janë më të favorizuarit e ditës, sidomos sa i përket lidhjeve. Lëreni mënjanë për disa çaste druajtjen. Nëse dëshironi dashuri, duhet të ndryshoni mënyrën me të cilën përballoni situatat.
Ujori
Me përfundimin e relaksit të fundjavës, tashmë nuk ju mbetet tjetër përveçse të merreni me gjërat aty ku i keni lënë. Këshillohet që ta lini veten pak më shumë të lirë ndaj emocioneve.
Peshqit
Kjo ditë do të jetë e mbushur me lumturi. Horoskopi i së hënës sugjeron që të përgatitni një vend në zemrën tuaj, diçka shumë emocionuese pritet të ndodhë.
Diskutime rreth kësaj post