Super-aksion në Bruksel, arrestohen 12 terroristë
Policia belge kreu 12 arrestime në kuadër të një operacioni kundër terrorizmit, gati 3 muaj nga sulmi vdekjeprurës në Bruksel.
Të arrestuarit gjatë natës së premte duke u gdhirë e shtuna, 18 qershor, dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist, bëjnë të ditur prokurorët, raporton BBC.
Plot 40 të tjerë janë marrë në pyetje. Kontrollet janë keryer në 16 lagje kryesisht rreth Brukselit dhe janë kontrolluar rreth 152 garazhe.
Shpërthimet vdekje prurëse me bombë të 22 marsit shkaktuan 32 të vrarë në aeroportin dhe në metronë e Brukselit.
Diskutime rreth kësaj post