Horoskopi ditor, e diel 19 qershor 2016
Dashi
Një kuadër yjor vërtet shumë i mirë për të dashuruarit e kësaj shenje bën që dita të jetë shumë pozitive, që do ta kenë shumë të lehtë të arrijnë objektivat. Erosi i stimuluar nga Hëna e Afërdita. Beqarët do i përkushtohen punës dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Financat do jenë të mira.
Demi
Pozicioni i Marsit është në një orbitë aspak të favorshme, gjë që do të vështirësojë edhe gjërat më elementare për ju që jeni në një marrëdhënie. Megjithatë, ju sugjerohet të mos bini pre e viktimizmit. Beqarët do kenë flirte dhe asgjë serioze. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.
Binjakët
Pas një periudhe deri diku pozitive sot dita për ju që jeni në çift duket se do të fillojë me të ”përpjeta”. Megjithatë, rezultatet që do të arrini do t’ju sjellin një farë sadisfaksioni. Beqarëve do ju bëhen ëndrrat realitet dhe më në fund do ndihen të plotësuar. Financat nuk do i mbani dot nën kontroll.
Gaforrja
Nuk është një periudhë e lehtë edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, të paktën për ata që janë në një marrëdhënie. Vetëm Hëna duket se do të jetë e predispozuar t’ju ndihmojë në jetën sentimentale. Beqarët me shumë gjasa mund të nisin një lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë i keq.
Luani
Një situatë yjore e trazuar, me hyrjen në shenjë të Uranit, do të reflektohet te ju të dashuruarit, duke bërë që t’ju mungojë qetësia shpirtërore aq e nevojshme. Beqarët do kenë një ditë të bukur sot edhe pse nuk do e gjejnë dashurinë. Probleme me financat.
Virgjëresha
Me gjithë vështirësitë në të cilat ndodheni, sot me Mërkurin në shenjë do mund të përballoni një ditë të ngarkuar. ”Kokëfortësia” nuk ju ndihmon aspak të zgjidhni problemet me partnerin/en. Beqarët do pranojnë ftesat, por do i hedhin hapat të menduara mirë. Financat e mira.
Peshorja
Pritet një ditë pozitive për ju të dashuruarit, por duhet të veproni me shpejtësi sa jeni në kohë, sepse situata mund të kthehet shumë shpejt në disfavorin tuaj. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm me personat që do shoqërohen. Me financat tregoni kujdes me shpenzimet.
Akrepi
Duket se problemet me partnerin/en do të vazhdojnë të jenë të pandalshme, aq më tepër tani që “opozita” e Saturnit në shenjë duket shumë më e dobësuar. Beqarët nuk duhet të pranojnë çdolloj ftese, pasi mund edhe të lëndohen. Në planin financiar do jeni të mirë organizuar.
Shigjetari
Qielli juaj sot pritet të jetë i ”ngrysur”, pasi Marsi vazhdon të jetë në një orbitë aspak të favorshme. Megjithatë, sinjale pozitive, në planin sentimental, vijnë nga Afërdita. Beqarët duhet të tregohen të duruar nëse duan të gjejnë personin e përshtatshëm. Kujdes edhe me buxhetin.
Bricjapi
Tashmë tensionet dhe streset i përkasin plotësisht të kaluarës për ju të dashuruarit dhe shenja juaj sot është nën ndikimin e mjaft yjeve të mirë. Beqarët edhe pse do mundohen nuk do e gjejnë princin e kaltër. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm.
Ujori
Dyshja Mars-Afërditë do të jetë edhe sot një binom ”fituesish”, prandaj nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj sentimentale. Beqarët duhet të tregohen realistë dhe të mos kërkojnë gjëra të pamundura. Në planin financiar do jeni me fat.
Peshqit
”Shtrëngoni dhëmbët dhe duroni”. Ky mund të jetë mesazhi për ju që i përkisni një lidhje dashurie, pasi në sajë të hyrjes në shenjë të Afërditës, gjërat priten të ndryshojnë për mirë. Beqarët do ndihen mirë me veten në saj të disa takimeve që do realizojnë. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë.
Diskutime rreth kësaj post