Teksa Uashingtoni, Brukseli dhe Berlini kanë ekstremizuar presionin mbi politikën e Tiranës për finalizimin e Reformës në Drejtësi, armata e gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë thellësisht të shqetësuar dhe të pasigurtë për të ardhmen e tyre në sistemin e drejtësisë.
Paniku është demostruar pikërisht nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, institucioni përgjegjës për kontrollin e veprimtarisë së gjyqtarëve, emërimin, shkarkimin, vlerësimin etj., por që mazhoranca e konsideron si Këshillin e Lartë të Kënetës, Pasurisë dhe Padrejtësisë.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të datës 11 Qershor të këtij muaji, kundër ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kryeministrit Rama dhe mazhorancës në tërësi, 9 anëtarë të KLD kanë dhënë alarmin për fatin e gjyqtarëve pas miratimit të reformës.
Anëtari Astrit Haxhialushi deklaron se gjyqtarët janë shumë të fiksuar, ndërsa shpreh shqetësimin se sistemi është në rrezik.
Diskutime rreth kësaj post