Edhe pse ish-ambasadori amerikan, Uilliam Rajerson, iu drejtua PD me një kërkesë për votimin e Reformës në Drejtësi, ka qenë LSI ajo që ka komentuar letrën e tij. Ndërkohë që ish-diplomati i parë amerikan pas 1991 i bëri thirrje deputetëve demokratë të votojnë reformën dhe të mos dëgjojnë udhëheqjen (Bashën dhe Berishën), LSI tha se Rajerson është i fundit që duhet të japë këshilla.
Sipas Petrit Vasilit, Uilliam Rajerson, sëbashku me qeverinë e Berishës 1992-1997, bëri jo reformë në drejtësi, por reformën e ‘Plepave’ referuar kurseve 6-mujore ku në kohën e presidencës së Sali Berishës u diplomuan si gjyqtarë e prokurorë dhjetëra persona të Kavalishenca në Durrës.
Megjithatë, Partia Demokratike nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me deklaratat e ish-mikut të Sali Berishës, Uilliam Rajerson. Siduket, LSI e bën ende “avokatin e diallit” e trembur nga zgjedhjet e parakohëshme, që do pasojnë nëse reforma në Drejtësi nuk do të miratohet! / Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post