Në “Euro 2016”, përveç pamjeve të ashpra të dhunës që mediat dhe rrjetet sociale kanë shpërndarë, nuk kanë munguar edhe statuse të ndryshme, me nota sarkazme dhe ironie gjithashtu.
Në njërin prej tyre, protagonist janë bërë shqiptarët dhe rumunët, dy komunitete shumë të mëdha në shtetin italian.
Batuta me kripë e hedhur në rrjetet sociale flet për kohën kur Shqipëria dhe Rumania do luajnë me njëra-tjetrën.
Sigurisht, në daç “skifterat” shqiptarë dhe në daç ata rumunë nuk do jenë varavingo rreth atyre orëve.
Duke përfituar nga kjo kohë, më në fund, edhe italianët kanë shansin e madh të shijojnë disi “lirinë” e tyre.
“Dua t’u informoj se më 19 të këtij muaji nga ora 21:00 deri në orën 23:00 mund t’i lini dyert dhe dritaret hapur, askush nuk do të vijë për të na grabitur. Në atë orë luan Shqipëria me Rumaninë”
.
Diskutime rreth kësaj post