Françeska Jaçe i ka dhënë fund lidhjes njëvjeçare me të dashurin e saj 10 vite më të madh në moshë. Vetëm pak kohë pasi ish-banorja e “Big Brother 5” u bë objekt i shtypit rozë për videoskandalin e sherrit publik me shoqen e saj të ngushtë, duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet sa i takon jetës sentimentale të modeles.
Mediat kanë hamendësuar si fillim për shkak se në profilin e saj në Instagram, ajo i ka fshirë të gjitha fotografitë me të dashurin, madje edhe atë të profilit që kishin bashkë prej muajsh. Edhe pse Françeska nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë rreth historisë, miq të tyre kanë konfirmuar se në të vërtetë lidhja ka marrë fund për shkak të xhelozisë.
E vërteta është që këto kohë ata kanë kaluar një periudhë të trazuar, edhe për shkak të ndërhyrjes së personave të tretë, siç ishte marrëdhënia e tij problematike me ish-partneren. Historia e tyre vazhdoi më shumë se një vit, ndërsa kishin disa muaj që bashkëjetonin në Milano. 22-vjeçarja nga Vlora ishte shumë aktive në Instagram, duke postuar herë pas here foto me të dashurin gjatë udhëtimeve të tyre luksoze nëpër Europë.
Gjatë intervistave të fundit, pak para ndarjes, ajo e kishte përkufizuar lidhjen e saj si “një përrallë”. “Partneri im është shumë i dashur e shumë romantik. Normalisht kemi dhe ne ato zënkat tona për xhelozi, si të gjitha çiftet. E vërteta është që kam filluar të bëhem pak xheloze, ndoshta nga dashuria e tepërt. Në përgjithësi çdo gjë shkon mirë mes nesh. Ne bashkëjetojmë, jemi gati si të fejuar apo të martuar, pra na mungon vetëm dokumenti i gjendjes civile. Por që jetës nuk i dihet asnjëherë. Unë besoj shumë që jeta është e shkruar”, u shpreh ajo pak para ndarjes. Në lidhje me pasurinë e tij, tregonte se ish i dashuri i saj nuk di të mburret për ato që ka, makinat luksoze etj. Është i zgjuar dhe njeri i thjeshtë mbi të gjitha”.
Ata festuan 1-vjetorin e lidhjes, dhe ai i bëri dhuratë një makinë “Golf 6”, versioni më i shtrenjtë i Golfit, prodhim i vitit 2014, që kushtoi 16 mijë euro. Madje, Françeska mohoi zërat se ai kishte qenë i martuar më parë, duke theksuar faktin se statusi i tij është beqar, edhe pse nuk kishin bërë plane për martesë bashkë. Tashmë flitet se Françeska ka plan t’i kthehet dhe një herë karrierës televizive, dhe se po negocion të jetë pjesë e garës së spektaklit të Vera Grabockës “Dance with me”. Këtë periudhë që ka qenë në një lidhje serioze, Françeska, përveç prezantimit të “Miss Universe” vitin e kaluar, është mjaftuar me angazhimin si fotomodele duke realizuar sete fotosh artistike në çdo stinë.
Diskutime rreth kësaj post