Vendimi i mëngjesit të sotëm për pezullimin e drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, jo vetëm që është rasti më flagrant i presionit mbi organet ligjzbatuese në kulmin e luftës kundër trafikut të drogës të të gjitha llojeve, kriminalitetit dhe veprimtarive të tjera të paligjshme, por mund të quhet me plot gojën një skenar i mirëpërgatitur, ku kanë marrë pjesë shumë aktorë.
Bëhet fjalë për njeriun që sot në mëngjes mori vendimin me statusin e gjyqtarit të gjykatave shqiptare, që Haki Çako, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të pezullohej nga detyra për t’u hetuar më tej rasti i ashtuquajtur i ‘përgjimeve’, ndërkohë që iu sekuestruan të gjitha mjetet që kishte në zyrë.
Si për koncidencë, gjyqtar i kësaj çështjeje është as më pak dhe as më shumë, por gjyqtari Arjan Aliaj, një njohje e vjetër me këto ngjarjet politike, që si gjithnjë i bie “shorti” për të qënë ai që do të japë gjykimin për këto çështje shumë të rëndësishme.
Me një shikim tgë shkurtër në motorin kërkues të Google për ata që nuk kanë kujtesë, mund të shihet se bëhet fjalë për rastin e dënimit të 30 protestuesve të opozitës pjesëmarrës në protestën e 21 janarit të vitit 2011, nga 116 personat e ndaluar, nën akuzën e dhunës ndaj institucioneve dhe akuza të tjera të rënda të armëmbatjes pa leje dhe përdorimit të sendeve të forta ndaj policisë.
Eshtë pikërisht gjyqtari Arjan Aliaj njeriu që i gjet i gatshëm për të dënuar me burg protestuesit paqësorë, ndërkohë që ekzekutorët e Gardës së Republikës u morën në mbrojtje nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe qëndruan të lirë për shumë e shumë kohë.
Por nuk është vetëm ky rasti i vetëm i gjyqtarit Arjan Aliaj që “goglat” e shortojnë për të gjykuar ngjarje të tjera politike.
Rasti tjetër është ai i marsit të vitit 2013, vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit të vitit 2013, kur u dënua Bashkim Tahiri, babai i ministrit të Brendshëm aktual Saimir Tahiri.
Akuza asokohe ishte se kishte bërë trafik ilaçesh me çanta shpine.
Një akuzë që nuk u vertetua asnjëherë dhe që mori përmasat e një gjykimi politik, për arësyen e vetme, se i biri i Bashkim Tahirit ishte një ndër eksponentët kryesorë të opozitës së asaj kohe të majtë.
Pra, konçidencat janë me të vërtetë të habitshme pasi sa herë që kërkohet ndonjë shërbim apo lëvizje politike në favor të politikës që dominon gjyqësorin, më konkretisht ish-kryeministrit Sali Berisha, rasti ishte një ditë pas takimit të dështuar Rama-Basha për reformën në drejtësi, gjithnjë “shorti” për gjykimen e çështjeve të mëdha politike u bie gjyqtarëve të provuar në të këtilla raste.
Arjan Aliaj duket se është gjyqtari i radhës, dhe që e ka të përsëritur shërbimin politik.
Diskutime rreth kësaj post