Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati priti të hënën ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikolaos Kotzias, në kuadër të vizitës dyditore që kryediplomati grek do të zhvillojë në Tiranë.
Pas takimit në selinë e Ministrisë së Jashtme, dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë qëndrimit në Tiranë ministri grek do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës me temë: “Mbi rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke për të ardhmen evropiane të rajonit”.
Diskutime rreth kësaj post