Vetëm dy ditë përpara takimit të paralajmëruar dhe të shtyrë njëherë mes kreut të mazhorancës njëherësh dhe kryeministër i vendit Edi Rama dhe kryetarit të PD dhe të opozitës Lulzim Basha, aleati i Ramës në qeverisje, njëherësh kreu i LSI dhe i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta do të vizitojë SHBA. Një vizitë e papritur duke pasur parasysh se vetëm para dy javësh ai ka qënë në një vizitë tjetër në Uashington, ku si gjithnjë ka bërë dhe “vizitën” e radhës te DEA amerikane që është agjencia e antidrogës e SHBA.
Kështu, kreu i Kuvendit niset sot për një vitë në SHBA, e treta në gjashtë muajt e fundit, duke shënuar një shifër rekord për sa i përket shkallës së vizitueshmërisë së vendit kampion në botë për demokracinë nga një politikan dhe aq më tepër nga numri dy i shtetit shqiptar. Byrime zyrtare të Kuvendit bënë me dije se kreu i Kuvendit Ilir Meta ka marrë një ftesë nga ana e amerikanëve për një vizitë zyrtare, që sipas tyre parashikon takime me zyrtarë të lartë të administratës dhe të Kongresit amerikan. Këmbënguljes sonë për të patur më tepër informacion në lidhje me zgjatjen e kësaj vizite dhe precizimin se kë do të takojë në Uashington, pra axhendën e takimeve të numrit dy të shtetit shqiptar në Uashington-SHBA. burimet zyrtare pranë Kuvendit iu përgjigjen me heshtje duke treguar qartë se vetëm për kaq informacion kishin leje të jepnin nëse mediat interesoheshin.
Ndërkohë pikëpyetje dhe dilema të mëdha kanë lindur me këtë “ftesë” të papritur nga ana e palës amerikane për kryetarin e Kuvendit, njëherësh kreun e LSI Ilir Meta, i cili vetëm dy javë më parë bëri një vizitë gati 10 ditore në SHBA dhe nuk la kongresmen dhe shqiptar amerike pa takuar, me sa duket në pritje të një takimi të rëndësishëm, por që duket se nuk janë bërë mbarë të takoheshin për ta lënë “marrjen në pyetje” të Metës vetëm dy javë më vonë në këtë vizitë të sotme, që pritet të startojë tamam ditën e hënë, si dita e parë e javës së punës dhe për administratën amerikane.
Burimet të besueshme thonë se Meta është detyruar të lërë situatën e nxehtë politike në Shqipëri, pikërisht në prag të takimit Rama-Basha për reformën në drejtësi ku bashkë me Berishën ai ndjehet shumë i mënjanuar duke dështuar në përpjekjen e tij për ta paraqitur politikën shqiptare trepolare, si dhe kongresit të sotëm të PDIU ku ka marrë pjesë kreu i PS dhe kryeministër i vendit Edi Rama, e para e këtij lloji te Idrizi që shihet më shumë si aleat i LSI, pra Meta është detyruar të marrë rrugët e SHBA pasi ka një hall të madh. Ose kanë hall shumë të madh organet ligjzbatuese të SHBA me Ilir Metën.
Mësohet se çështja e Almir Rrapit dhe përfshirja e Metës dhe e njerëzve të tij përfshirë dhe të fundit Klemend Balilin në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe veçanërisht të kokainës, ka shqetësuar shumë DEA-n amerikane, e cila me sa duket ka qënë ajo që e ka mbajtur 10 ditë në atë vizitë të mundimshme të Metës para dy javësh në SHBA.
Ndërkohë që me sa duket e do dhe javën e ardhshme në dizpozicion për t’i dhënë dorën e fundit hetimit ndaj tij, pas elementëve të rinj që kanë dalë në trafikun e drogës me rastin “Balili” dhe ku emri i Metës del sërish i përfshirë në këtë aferë të madhe të trafikut të kokainës. Pasi Meta nuk thirret për reformën në drejtësi, ku amerikanët e dinë se ai bashkë me Berishën janë kundërshtarët dhe penguesit kryesorë të saj. Të ishte për reformën në drejtësi i fusnin një telefon siç bënë me Lulzim Bashën ditën e djeshme dhe ky problem merr udhë, pavarësisht “piruetave” që bën Meta, herë vetë e herë përmes ministrit të tij të Drejtësisë Ylli Manjani.
Ndërkohë që mësohet se një shkak tjetër plotësues do të jetë dhe vendosja e pajisjes përgjuese nga ana e tij përmes zv.ministri të Brendshëm përfaqësues i LSI Ilir Marku në zyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, një rast i paprecedent, dhe tepër i rrezikshëm për sigurinë në Shqipëri, çështje që është kallzuar në Prokurori nga ana e Tahirit dhe ka të dzshuar për këtë skandal, zvministrin Marku dhe sekretaren e tij. Ende mbetet mister se cila do të jetë axhenda e Metës, por ajo që bie në sy është fakti i konspiracionit për këtë takim dhe kohës së shpejtë të vajtjes së tij në SHBA, e pakonceptueshme për një politikan që të shkojë kaq shpesh përtej Atlantikut, ndërkohë që nuk është paralajmëruar ditë më parë, pasi rëndom politikanët shqiptarë kur bëjnë vizita, dhe sidomos kur shkojnë në SHBA si të ftuar nga administrata apo kongresi amerikan, i bëjnë jehonë një muaj para, duke paraprirë takimet. Të njejtën gjë bëri dhe Meta në vizitën e tij të para dy javëve, ku e paralajmëroi në mënyrë të pazakonte me një letër të hapur drejtuar Kongresit Amerikan dhe më pas me axhendën fillestare të takimeve të lajmëruara zyrtarisht për mediat. Këtë radhë asgjë, konspiracion i gjallë, shpjegim gjysmak. Duket se Ilir Meta do të zbërthehet tamam në SHBA, pas rezultateve të forta kundër trafikut të drogave të forta nga bashkëpunimi i DEA-s amerikane të antidrogës me policinë greke dhe shqiptare, që solli shkatërrimin e rrjetit të Balilit, funksionarit dhe financuesit të LSI. Të presim. Nëse do të marrë përfundimisht “shtetësinë amerikane” Meta që të mos ketë nevojë të udhëtojë njëherë në dy javë për në Uashington, apo do të kthehet shpejt nga vizita!
Diskutime rreth kësaj post