TIRANE, 4 Qershor /ATSH-AFP/. – Legjenda e boksit, Mohamed Ali, eshte ndare nga jeta te premten ne moshen 74-vjecare ne Phoenix (Arizona), beri te ditur familja e tij nepermjet nje njoftimi zyrtar.
“Pas nje lufte prej 32 vjetesh ndaj semundjes se Parkinson, Mohamed Ali ka vdekur ne moshen 74 vjecare”, beri te ditur zedhenesi i tij, Bob Gunnell.
“Tre here kampioni i botes ne peshat e renda ka vdekur ne mbremje”, theksonte njoftimi.
Mohamed Ali ka qene shtruar ne spital qe nga dita e enjte, pasi kishte probleme me frymemarrjen.
Nje burim prane familjes se tij beri te ditur te premten ne mbremje per AFP se ish-boksieri “ishte ne nje gjendje te rende shendetesore”, sipas informacioneve te shume mediave amerikane, perfshire gazeten Los Angeles Times dhe televizionin NBC News.
Ali vuante prej me shume se 30 vjetesh nga semundja e Parkinson dhe ishte shtruar ne spital dy here, ne fund te 2014 dhefillimin e 2015 per nje pneumoni dhe nje infeksion urinar.
I quajtur Cassius Clay, kampion olimpik ne Rome ne 1960, e nisi karrieren e vet profesioniste ne te njejtin vit, para se te shpallej kampion i botes WBA ne 1964, pasi mundi Sonny Liston par KO ne raundin e 7-te.
Ai e perfundoi karrieren profesioniste me nje humbje me pike perballe Trevor Berbick, me 11 dhjetor te 1981 ne Queen Elizabeth Sports Centre ne Nassau.
Fishe teknike:
Data e lindjes: 17/01/1942
Vendi i lindjes: Louisville (SHBA)
Gjatesia: 1,88 m
Pesha: 100 kg
Sport/disiplina: boks
Kategoria: (-81 kg) me pas e rende
Trofete:
Lojrat Olimpike:
Gjysme e rende: i pari (1960)
Kampionatet boterore:
Pesha e rende WBA: 1964, 1967, 1974-1978, 1978-1979
Lourds WBC: 1964-1967, 1974-1978
Numri i ndeshjeve: 61 nga 1960 – 1981 (56 fitore, 37 prej te cilave para kohe, 5 humbje)
Ndeshja e pare: Mund Tunney Hunsaker me pike me 29/10/1960 ne Louisville (Kentucky)
Ndeshja e fundit: Humbet me pike perballe Trevor Berbick me 11/12/1981 ne Nassau (Bahamas)
Diskutime rreth kësaj post