Një vetëtimë goditi sot një fushë futbolli në perëndim të Gjermanisë gjatë një ndeshje mes fëmijësh, ku u plagosën 35 persona, ku tre janë në gjendje të rëndë.
“Aksidenti ndodhi në Hoppstädten, në shtetin federal të Rhineland-Palatinate”, sipas agjencisë zyrtare gjermane DPA që citon burime policore.
Vetëtima goditi drejtpërdrejtë arbitrin e ndeshjes, që u transportua urgjentisht me helikopter për në spital. Dy të rritur të tjerë vuajnë gjithashtu nga plagë të rënda.
32 personat e tjerë, ku 30 janë fëmijë të moshës nëntë dhe 11 vjeç dhe dy të rritur, janë palgosur lehtë dhe po transportohen në spital për kontrolle.
Diskutime rreth kësaj post