Nga Bledi Mane
I patë dje, i dëgjuat dje, i ndoqët dje sesi zhvillonin konkursin e qurravitjes kush e kush të na prekte më shumë.
-Mua më rrahën në 26 maj 1996 dy tropojanë dhe më thyen dhëmbët!
-Ndërsa mua dy kuksianë më thyen hundën më 26 maj 1996 sa pushoi shiu!
-Dy mirditorë më grisën këmishën pasditen e 26 majit por unë ika me vrap!
-Unë u futa te selia e PS-së, unë shkova te ambasada, unë iu futa gruas ndënë shalë, unë u fsheha në Vlorë, unë në Pakuqan, unë në Çorovodë, unë…
Socialistët e 1996-ës, pra rilindasit e sotëm, dje broçkullisnin dhe shfaqnin fotot e tyre me gjak fytyrës duke drejtuar të gjithë gishtin e akuzuesit te Berisha. Dhe kodoshi i regjur, presidenti i atëhershëm, kryeministri i djeshëm, opozitari i sotëm si gjithmonë i dëgjoi dhe i sulmoi siç di ai.
Zyrtarsisht Berisha ua ka pirë lëngun qeverisësve të rinj dhe këta të fundit janë me fat. Imagjinoni të ishte doktori edhe 10 vjet më i ri në moshë i kishte qëruar nga pushteti sa herë të donte ai. Dhe ka dhënë prova qysh nga viti i largët 1991. E nisi me Ramiz Alinë dhe vazhdoi me Adil Çarçanin, Ylli Bufin, Vilson Ahmetin, Fatos Nanon,Gramoz Pashkon…dhe me Fatos Nanon e mbylli edhe në 2005-ën.
Sali Berisha i ka tallur, i ka dhunuar, i ka poshtëruar, i ka vrarë, i ka përçarë. Ua ka pirë lëngun e ua ka shtrydhur deri edhe lëkurën. Sa herë vinë në pushtet të majtët, vetëm Berisha, pra vetëm Berisha pa opozitarë të tjerë ua nxin jetën dhe profitet e pushtetit. Këta pretendojnë të sillen si evropianë largpamës, Saliu ua fik llampat me Bujar Mehmet Nishanin si qiri që as ndriçon e as ngroh.
Këta pretendojnë bashkëqeverisje dhe respektim institucionesh, Saliu ua vjell dëshirën me një thartirë si Visho Ajazi pa datë skadence.
Këta pretendojnë shtetin ligjor, Saliu ua ka kapur prokurorinë e gjykatat nga cicat, bytha, vagina, shalët dhe drejtësia rënkon nga perversitetet e doktorit qejflli.
Këta punojnë e ropaten me shpresën e një mandati të dytë, Sala si kurvat plaka u vë tellall duke i groposur me sharje dhe akuza të ndyra në çdo ballkon, penxhere, rrugicë apo qoshkë të lagjes ku ecën qeveria.
Në mesjavë, çdo të enjte nga foltorja e parlamentit Berisha ua gris brekët e ua vë mbi kokë ndërkohë rilindasit i bëjnë moral dhe e akuzojnë duke aktruar amatorisht si “vjedhës të votave” apo si “vrasës”…
Dhe historia e Doktorit vazhdon të premte duke u futur në shtëpitë e rilindasve, duke ua sharë e akuzuar motra, gra, fëmijë, pragun e fisit… ndërsa këta rilindasit euroatlantikë të Vllahutinit dhe Lu-së vazhdojnë luten si të vobektët pa guxim e pa sedër:
-Doktor të lutem do e votosh reformën në drejtësi?
Diskutime rreth kësaj post