Pas ngjarjes së fundit të ndodhur në shtepine e femijes ne Shkodër, ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, zhvilloi sot një takim me kryetaret e bashkive lidhur me qendrat rezidencale të fëmijëve.
Gjatë takimit, Klosi vuri në dukje marjen e masave të menjehershme pas rasteve të dhunës ndaj fëmijëve.
“Po të shohim numrin e fëmijëve që kemi në jetimore, mund të themi që është relativisht jo shumë i lartë, kemi 140 fëmijë që kërkojnë familje kujdestare. Me një përpjekje të përbashkët ne mund të ofrojmë shërbime për jetimet dhe përkujdesje për ta. Kjo marrëveshje me pushtetin vendor, nënkupton marjen e masave të menjehershme pas rasteve të dhunës. Gjithashtu, është e nevojshme shtimi i qëndrave të përkujdesjes”, tha Klosi.
Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, tha se vazhdimi i kontrollit të shërbimeve që u ofrohen fëmijeve është parësor. “Nuk duhet të tolerojmë në asnjë lloj mënyre dhunën ndaj fëmijëve’, nënvizoi ajo.
Ndërsa kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e vuri theksin tek gjetjet e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjatë. “Na duhet nje zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjatë duke parë mundësitë reale që kemi sot. Në Shkoder kemi 3 qëndra residenciale, 1 qender te zhvillimit. Në Shkodër ka 12 shtëpi-familje që financohen nga bashkia. Këtë vit, për cdo rajon apo njësi administrative do të ketë 8 qëndra komunitare për familje, për të dhënë mbeshtetje dhe shërbime për familjet në nevojë. Do të kemi 27 apartamente dhe për jetimet do të bejmë të mundur që këta të kenë nga një apartament.”, tha ajo.
Në takim për të diskutuar rreth masave që do meren për qendrat e përkujdesjes sociale ishte edhe Drejtoresha e Shërbimit Sociale Shtetëror, Etleva Bisha, e cila kërkoi institucionalizim real të këtyre qendrave, që sipas saj, fillimisht do të duhet të parandalojnë rastet e dhunës ndaj fëmijëve.
Diskutime rreth kësaj post