Zyrat e ALUIZNI-t do të shtohen me 300 punonjës të rinj me kontratë, në kuader te vijimit të punës për procesin e legalizimeve. Vendimi i marrë të mërkurën në mbledhjen e radhës së qeverisë u publikua nga zv/kryeministri Niko Peleshi në një deklaratë për mediat.
“Vendosëm të shtojmë me 300 punonjës me kontratë numrin e punonjësve të ALUIZNI-t. Kjo është pjesë e strategjisë sonë për t’i dhënë një ritëm të lartë legalizimeve në vend”, deklaroi Peleshi.
Legalizimet, tha zv/kryeministri, kanë qenë një prej reformave të para për formalizimin e ekonomisë, e premtuar dhe e ndërmarrë nga kjo qeveri. Deri tani, tha Peleshi, janë realizuar 45 mijë legalizime, krahasuar me 21 mijë të kryera nga qeveria e kaluar. Kujtoj dhe 400 vende të reja pune të hapura pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive. Ftoj profesionistët të bëhen pjesë e garës për këto vende pune”, deklaroi Peleshi.
Diskutime rreth kësaj post