Policia e Tiranës ka zbuluar edhe motivin e këtij krimi të rëndë që bëri shumë bujë dhe dyshohet se konfliktet mes Jani Aliajt dhe Elton Çiçajt kanë nisur disa vite më parë në Greqi, teksa dy personazhet ndodheshin në të njëjtin burg.
Pas një debati mes tyre, Çiça është përleshur me Aliajn, duke e plagosur.
Konflikti jo vetëm nuk u shua, por vijoi edhe më tej, ku ka dyshime se Alia kreu një atentat ndaj Elton Çiçajt në Greqi, ku mbeti i plagosur.
Përplasja mes tyre u zhvendos në Shqipëri. Pak muaj më parë, Alia qëllohet disa herë me armë dhe mbeti i plagosur por pa rrezik për jetën.
Të dy ishin të betuar për t’u hakmarrë dhe më 1 maj të këtij viti, Elton Çiça u qëllua dy herë me pistoletë në kokë, ndërsa ndodhej në shoqërinë e tre personave të tjerë.
Ai vdiq rrugës për në spital, ndërsa policia nuk mundi që të arrestonte në flagrancë autorin e ngjarjes dhe bashkëpunëtorin e tij.
Megjithatë, hetimet e mëtejshme zbuluan identitetin e autorëve dhe mekanizmin e krimit.
Policia ka shtuar se tashmë pret ndihmën e publikut për arrestimin e të dyshuarve, pasi janë persona me rrezikshmëri të lartë.
Diskutime rreth kësaj post