Dy vëllezërit irlandezë Jamie dhe Daniel O’Herhily, e ndjenin në adoleshencën e tyre se nuk i përkisnin gjinisë mashkullore.
Por kishin frikë ta pranonin për shkak të paragjykimeve.
Por pasi biseduan me njëri-tjetrin dhe kuptuan se kishin të njëjtën dëshirë, ata ndërruan seks duke u kthyer në femra.
Jamie, tashmë 23 vjeç ruajti emrin e vet, ndërsa Daniel që është tashmë 20 vjeç quhet Chloe.
“Është një lehtësim i madh për ne. Tani jemi vetvetja”, thonë motrat dikur vëllezër.
Ata thonë se kur ishin fëmijë u pëlqente të visheshin me fustane, si femrat.
Tashmë dy motrat thonë se ndjehen më të lumtura se kurrë.
Diskutime rreth kësaj post