Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se mbi territorin e Shqipërisë fluturojnë avionë që janë të lidhur me trafikun e drogës.
Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, deputeti i PD-se, Flamur Noka, njeherazi nënkryetar i komisionit të Sigurisë Kombëtare tha se kryeministri Rama nuk i përgjigjet letrës së dërguar prej tij për fotografim dhe monitorim të territorit nëpërmjet avionëve italianë, sipas marrëveshjes mes dy vendeve.
“Fieri, ashtu si gjithë Shqipëria, është e mbulur me drogë dhe avionët e vegjël që vijnë e ngarkohen janë pjesë e trafikut të drogës. Është kjo arsyeja pse Rama prej 34 ditësh nuk i përgjigjet letrës zyrtare që unë i kam dërguar ne cilesinë e nënkryetarit të komisionit te Sigurise, ku i kam kërkuar që të fotografojë urgjentisht gjithë territorin e Republikës përmes avionëve italinë, sipas marrëveshjes dypaleshe, dhe pastaj të bëjë publike rezultatet e këtij monitorimi. Avionët e fotografimit nuk vijnë, por në vend të tyre venë e vijnë avionët e drogës”, deklaroi deputeti Noka.
Diskutime rreth kësaj post