Një zjarr ka rënë këtë pasdite në pallatin ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha.
Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ndërsa zjarrfikësja ka mundësuar shuarjen e flakëve.
Sipas informacioneve, fotove e videove të mbërritura në redaksinë e Express në Tiranë, zjarri ka rënë në një banesë në katin e shtatë të pallatit që ndodhet në rrugën e Elbasanit, në atë që të gjithë e njohin si “Rrugica e Salës”.
Flakët kanë sjellë dëme të vogla materiale dhe fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Policia e mbërritur në vendngjarje pritet të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e rënies së zjarrit.
Diskutime rreth kësaj post