Tani nuk është koha që Bashkimi Europian t’ia heqë vizat Kosovës, Ukrainës dhe Gjeorgjisës. BE aktualisht është në kërkim të aktivizimit të një mekanizimi i cili do të mundësonte suspendimin e shpejtë të heqjes së vizave për vende të caktuara nëse keqpërdorimin regjimin. Dhe vetëm atëherë kur ky mekanizëm të aprovohet, Brukseli do të vazhdojë diskutimet për liberalizim vizash për këto vende.
Kjo është raportuar nga ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, sipas BBC-së.
“Nuk mund të marrim në konsideratë heqjen e vizave për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën në javët apo muajt e ardhshëm. Franca nuk dëshiron”, ka thënë Cazeneuve të premten më 20 maj.
Kjo deklaratë doli gjatë samitit të Këshillit të Europës, ku Ministrat Europianë diskutuan liberalizimin e vizave me Turqinë. Sipas BBC-së, komenti i Cazeneuvet është përkrahur nga zyrtarët tjerë.
“Pas parasysh krizën aktuale me migrantë, kriza më e madhe që nga Lufta e 2-të Botërore, liberalizimi i vizave [për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Kosovën] nuk do të jetë ideja më e mirë. Koha luan rol shumë të rëndësishëm në politikë”, ka thënë ministri belg për Imigrim, Theo Francken.
Diskutime rreth kësaj post