Kush nuk do të bëjë disa para në mënyrë të thjeshtë? Për Republikën e Arizonës, duket se Google po i paguan njerëzit në Arizona 20 dollarë në orë për tu ulur në makinën vetë-drejtuese të Kompanisë dhe të bëjë disa xhiro para e mbrapa në destinacione të caktuara. Megjithëse pasagjerët nuk dot jenë tërësisht pasiv. Ata duhet të kushtojnë shumë vëmendje për të marrë kontrollin e timonit nëse diçka nuk shkon mirë.
“Shoferët testues luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë tonë vetë-drejtuese,” ka thënë Brian Torcellini, kreu i operacioneve për programet e testimit të Makinave Vetë-drejtuese të Google. “Ata i japin inxhinierëve tanë reagime për mënyrën si drejtojnë makinat tona dhe si ndërveprojnë ato me makinat e tjera në rrugë, gjithashtu mund të marrin kontrollin e makinës nëse diçka shkon keq.”
Google po kërkon për shoferë të ardhshëm që janë të gatshëm të nënshkruajnë kontrata që zgjatin 12 ose 24 muaj. Google do i vendosë shoferët të punojnë në çifte- njëri do të jetë në vendin e shoferit i gatshëm për të marrë timonin e makinës,ndërkohë që tjetri do të jetë në vendin e pasagjerit duke mbajtur shënime në një kompjuter portativ.
Torcellini shpjegoi gjithashtu që Google “ka punësuar njerëz nga çdo fushë dhe klasë shoqërore, që nga mësuesit anglezë deri te saldatorët.” Natyrisht ata duhet të kenë histori të mirë të drejtimit të automjeteve dhe të jenë të njohur me rrugët në zonën Phoenix.
Diskutime rreth kësaj post