Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot disa çertifikata pronësie në Bradashesh të Elbasanit.
Si në të gjitha takimet e tjera, edhe në Elbasan nuk munguan batutat midis kryeministrit dhe banorëve. Rama i këshilloi fermerët që mos ziheshin më për pronat.
Kryeministri ka thumbuar aleatët në qeverisje Edi Rama, gjatë një aktiviteti ku u shpërndanë çertifikata pronësie në Elbasan. Në momentin që e ka thirrur për t’i dhënë çertifikatën njërit prej banorëve, Rama e ka identifikuar si votues të LSI-së. “Ju të LSI e mbani mirë me të gjithë”,- ka thënë me humor Rama.
Batutat me qytetarët:
Rama: Ju demokratëve duhet t’ua japë Qazimi (Sejdini) certifikatat. Ngaqë kam bërë shumë takime, ju njoh në sy. Sa vini, vini kështu…ça do të them…hajde Qazim zgjidhe këtë punë se ti je i Partisë Demokratike.
Qazim Sejdini: Ta gëzosh ti bashkë me miqtë.
Rama: Ktheu andej ta shohin ata të partisë..
Banori: Më vjen shumë keq…të përshëndes…më pëlqen që qeveria mbështet pronarët.
Rama: Pse nuk ta dhanë më përpara..?
Banori: Këtë se di..
Rama: Ta them unë, kur jeni vet në pushtet thoni hë mos se s’ka gjë..rëndësi ka që të jetë mirë ai. Kur vijmë ne thoni e ka për detyrë. Ne e kemi për detyrë. Kur të shkosh në komision numëroi mirë ato votat. Prapë do humbni, por t’i numëroi prapë!
Banori: Patjetër!
Rama: Spiro Nasi, hajde Spiro se t’i qenke i joni! Ty ta jep Taulanti…
Rama: Miser Boshtu, hajde se qenke me LSI-në. Pse u skuqe? Hajde më këtej…nga kush e dëshiron certifikatën?
Banori: Nga kush të dëshirosh…
Rama: Ku të dojë dëshira ime? Se kështu e keni ju e mbani mirë me të gjithë. Hajde Ilir jepja ti se këtë e kemi të LSI-së.
Batutat kryeministri i bëri duke thumbuar LSI-në e Metës, pasi kishte dërguar Pandeli Majkon të takohej me Lulzim Bashën në hotel Rogner, pra kur e lidhi konopin tek selia e PD-së.
Diskutime rreth kësaj post