LGBT ka nisur sot marshimin e pestë me biçikleta kundër homofobisë dhe transfobisë. Ai ka filluar nga ora 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të vijuar më tej.
Prej disa ditësh Aleanca LGBT dhe ProLGBT kanë disa ditë që postojnë në rrjetet sociale foto nga mbështetës shqiptarë, por dhe te huaj, për këtë marshim që ata e quajnë më të rëndësishmin.
Kalimtarët janë mësuar më këto marshime, por ajo që u ka bërë atyre përshtypje kanë qenë disa biçikleta të lëna diku. Mes tyre ndodhej një biçikletë, cila nuk kishte ulëse. Biçikleta ka pësuar defekte gjatë ecjes, apo LGBT ka dashur të japë një mesazh me këtë?
Pas këtij marshimi, më 16 maj në ambientet e COD në Kryeministri do të shfaqet dokumentari për historinë e lëvizjes LGBTI SkaNdal, i pasuar nga cmimet Aleati dhe Aleatja e Vitit 2016.
Diskutime rreth kësaj post