Ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili fill pas skandalit seksual që u publikua dje në media, se i kërkonte një 20-vjeçarje favore seksuale në këmbim të një vendi pune e ka cilësuar ngjarjen një skenar të pastër politik. Në një prononcim për News24, Xhelili ka thyer heshtjen, ndërsa ka deklaruar se ende nuk është prononcuar pasi nuk disponon provat.
Ai theksoi ndër të tjera se familja e tij është më e bashkuar se kurrë, ndërsa miqtë dhe kolegët po i qëndrojnë pranë.
“Videoja është një skenar i pastër politik dhe unë nuk jam prononcuar më herët, pasi ende nuk kam prova që ta vërtetoj këtë.
Familja ime është me e bashkuar se kurrë dhe miqtë dhe kolegët më kanq qëndruar pranë. Për komentet e prefektes së Dibrës nuk pres të më lavdërojë”, tha Xhelili.
a.k
Diskutime rreth kësaj post