Ismet Haxhia thotë se natën kur u vra Azem Hajdari, Fatmir Haklaj në fakt po priste Sali Berishën për të vrarë, dhe jo Azemin.
“Vrasja e Azem Hajdarit është një vrasje e inskenuar nga brenda e jashtë partisë së tij, sidomos e kundërshtarëve politikë, të cilët ia kishin frikën e prirjeve të tij për organizime kriminale kundër pushtetit.
Vëlla im, Izeti, më pati thënë se Azemi, ditën me makinë dhe jo natën me këmbë, kalonte në atë rrugë ku u vra.
Andej, pas orës 8 të mbrëmjes kalonte Berisha për në shtëpi, orë që korrespondon edhe me orën e pozicionimit të vrasësve aty.
Besoj se Haklaj donte të vriste Berishën, gjë që e kishte deklaruar jo njëherë dhe ai ishte i prirur edhe për më shumë se aq.
Njëherë ai i pati deklaruar Izetit se ‘Berisha nuk do të ishte gjallë, po të mos ishe ti pranë tij’.
Në fakt, sa herë që Izeti nuk ka qenë në eskortën e tij për arsye familjare, atij i kanë ndodhur incidente.
Kujto 20 qershorin e vitit 1997, kohë kur ish-presidentin Berisha e kanë penguar të hynte në Bajram Curri, grupi i Fatmir Haklajt, pasi janë siguruar se në eskortën e tij mungonte Izeti”, thotë ai për gazetën Dita.
Ai thotë se vrasja e Azemit, ka qenë një kurth i ngritur nga PD:
“Pse drejtuesit e PD fshehën celularin e Azem Hajdarit, apo se aty do të zbulohej telefonuesi i vërtetë që njoftonte Azemin dhe që ishte pjesë e skenarit të ndërtuar në pak minuta e që e çoi atë drejt vdekjes?
Pse askush nuk e përmend faktin që Azemi atë natë doli me pistoletë Zastava me silenciator, e gjetur në vendin e ngjarjes, të cilën e mbante pa leje? Imagjino Azemin e armatosur përballë Fatmir Haklajt. Vrasja ishte tepër e sigurt”.
Diskutime rreth kësaj post