Ministri rumun i Shëndetësisë, Patriciu Achimas-Cadariu dha sot dorëheqjen pas disa skandaleve që tronditën këtë sektor gjatë muajve të fundit duke përfshirë vdekjen e tre foshnjave pas një infeksioni ende të mistershëm.
Kryeministri Dacian Ciolos, i cili njoftoi këtë fundjavë se sektori i shëndetësisë do të ishte prioriteti i tij numër një, kritikoi në mënyrë indirekte veprimtarinë e ministrisë, pas pranimit të dorëheqjes së Patriciu Achimas-Cadariu.
“Problemet e thella të sistemit të shëndetësisë nuk mund të zgjidhen thjesht me një dorëheqje”, paralajmëroi edhe presidenti i vendit, Klaus Iohannis duke i kërkuar ekzekutivit zgjidhje të qëndrueshme dhe një plan afatgjatë për stabilizimin e sistemit.
Disa ditë më parë, ai i kërkoi qeverisë teknokrate që duhet të qëndrojë në pushtet deri në zgjedhjet legjislative të nëntorit, një plan ndërveprimi urgjent pas zbulimit të shumë parregullsive në furnizimin me dezinfektantë të spitaleve.
Diskutime rreth kësaj post