Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, vijon operacionin në fshatrat Dhërmi dhe Vuno. Prej 21 Prillit e deri tani nga IKMT janë prishur 21 objekte, respektivisht 13 në Dhërmi dhe 8 në Vuno.
Objektet kanë qenë me madhësi dhe funksione të ndryshme dhe të ndërtuara në terrene mjaft të vështira, ku në shumë raste ka qenë e vështirë ndërhyrja me mjetet e IKMT, ndaj është punuar edhe me mjete dore, apo thjesht me duar.
IKMT parashikon që operacioni për prishjen e 28 objekteve të planifikuara të zgjasë deri në fund të kësaj jave. Ky operacion është ndërrmarrë në kuadrin e një projekti për rehabilitimin e qendrave historike në bashkinë e Himarës.
Diskutime rreth kësaj post