Gjykata Kushtetuese vendosi sot t’i heqë mandatin e deputetit, Koço Kokëdhimës, duke e shpallur atë në papajtueshmëri me Kushtetutën.
Më 20 prill Gjykata shqyrtoi në seancë të hapur kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë ‘për konstatimin e papajtueshmërisë me mandatin të deputetit Koço Kokëdhima’, i akuzuar nga opozita se ka përfituar fonde publike në kushtet e konfliktit të interesit.
Deputeti Kokëdhima nga ana e tij i ka hedhur poshtë akuzat e PD-së për përfitim fondesh në konflikt interesi me mandatin e tij parlamentar, duke deklaruar se asnjë kontratë nuk është bërë nga kompania e tij, pasi ai u shpall deputet i Kuvendit. Gjatë seancave në Kushtetuese, Kokëdhima e ka konsideruar këtë proces të qellimshem, me synim shkatërrimin e karrierës politike.
Diskutime rreth kësaj post