Plagosja tek ish-ekspozita, ndalohet një prej autorëve
Policia e Tiranës ka bërë të mundur ndalimin e një prej autorëve të plagosjes së ndodhur një ditë më parë në Tiranë. Siç mësohet nga blutë e kryeqytetit, i arrestuarit është Francë Barçi, 20 vjeç, banues në Tiranë.
Barçi sëbashku me një shokun e tij, të shpallur në kërkim, 24-vjecarin me iniciale K. H kanë goditur me mjete prerëse 22-vjeçarin K.F. Këta shtetas një ditë më parë në rrugën “Nikolla Jorga”, pranë një lokali bastesh kanë nisur një konflikt mes tyre. Për shkak të këtij konflikti është goditur me mjete prerëse shtetasi K. F., i cili u dërgua menjëherë në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Diskutime rreth kësaj post