Durrës, vrasje me armë zjarri në zonën e plazhit
Qyteti i Durrësit është tronditur këtë të diel nga një tjetër ngjarje e rënë. Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen 13 të qytetit.
Burime nga policia e Durrësit kanë bërë të ditur se viktima është shtetasi Shpëtim Shala, 50 vjeç, i cili është gjetur i vrarë brenda një makine.
Sipas policisë, dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të vrasjes, si dhe identifikimin e autorëve të saj.
Diskutime rreth kësaj post