Bota e numrave dhe statistikat fshehin histori dhe njohuri të pabesueshme për kulturën, betejat, fatkeqësitë dhe triumfet e së kaluarës. Në librin e saj “Një histori numrash botërorë”, Emma Marriott sjell për History Extra 10 nga numrat më intrigues të historisë:
700… simbole piktografike: format e hershme të gjuhës së shkruar
Sistemi i parë i shkrimit u zhvillua në Sumer, qytetërimin e hershëm të Mesopotamisë jugore. Çdo qytet sumerian kishte territorin e vet të tempullit si një vend adhurimi, që gjithashtu shërbenin se qendra administrative ku tregtoheshin lëndët e para, si kallaji nga Afganistani apo bakri nga Qipro. Për të menaxhuar dhe për të regjistruar këtë sistem të tregtisë, sumerianët zhvilluan një formë të shkruarit te përbërë nga më shumë se 700 simbole piktografike, e cila ishte ndoshta në përdorim edhe në vitet 3.300 para erës sonë.
2.5 milionë… blloqe guri të Piramidës së Gizës: Askush nuk e di si u vendosën
Nga të tre piramidat e ndërtuara nga egjiptianët e lashtë në Giza, Piramida e Madhe qëndron 146 metra e lartë. Janë dashur 20 vjet për ta ndërtuar, por pyetja që është shtruar ka qenë gjithnjë se si janë vendosur gjithë ato gurë të rëndë në një rajon ku rrota dhe vinçi ishin të panjohura.
40%… pjesa e Tokës në Spartë e zotëruar nga femrat
Femrat në Spartën e Lashtë gëzonin një pushtet dhe status të panjohur në pjesën tjetër të botës antike. Aristoteli na tregon se femrat zotëronin 40% të tokës dhe ishin një figurë tepër e çmuar dhe e konsiderueshme. Femrat spartane mund të trashëgonin pronë dhe të merrnin gjysmën e pasurisë ashtu si dhe djali i lindur.
Viti 0 … data që nuk ekzistoi kurrë
Vitet pas erës sonë, në kalendarin kristian janë të numëruara nga viti i lindjes së Jezu Krishtit. Duke qenë se numri 0 ishte i panjohur në Perëndim, Dionisi filloi epokën e re të Krishterë, pra Vitin 1, dhe jo Vitin 0.
29.54302 ditë… aftësia e pakuptueshme e popullit Maja
Një nga arritjet më të mëdha të popullit Maja, anëtarë të një qytetërimi 2,000-vjeçar të bazuar në gadishullin Jukatan, Guatemala – është sistemi i tyre kompleks kalendarik. Duke përdorur syrin e lirë, astronomët maja llogaritën gjatësinë e ciklit hënor si 29.5302 ditë, disa sekonda më të shkurtër nga 27.53059 ditëve të llogaritura nga astronomët modernë.
1 në 200 …. njerëz: një fakt për t’i dhënë miliona njerëzve diçka të përbashkët
Një studim amerikan ka treguar se 8 % e njerëzve në Azi në një rajon që shtrihet nga Paqësori deri në Detin Kaspik ndajnë një prejardhje Y-kromozomale që duket të ketë origjinën nga një mashkull të vetëm. Modeli gjenetik i variacionit sugjeron se është krijuar në Mongoli më pak se 1000 vjet më parë. Kjo barazohet në rreth 16 milionë persona, që është e barabartë me 1 në 200 njerëz që jetojnë në planetin sot.
180… burra pushtuan një perandori prej 5-10 milion njerëzish: Si u fitua Amerika e Jugut
Në vitin 1531, një aventurier i panjohur spanjoll, Francisco Pizarro, zbarkoi në bregdetin e perandorisë Inca me rreth 180 burra dhe 27 kuaj. Ai kishte dëgjuar histori për një perandori të madhe e të pasur në Amerikën e Jugut, të cilën donte ta pushtonte për Spanjën, edhe pse të paktë ishin ata që besonin se do ja arrinte. Ai së bashku me njerëzit e tij kapi perandorin Anthualpa. Pizarro arriti të pushtonte perandorinë Inca me një popullsi prej 5-10 miliona veta
18.5 … vite: jetëgjatësia mesatare pas revolucionit industrial
Kjo është një statistikë që dikush pret të datojë në Epokën e Bronzit, ose në shoqëritë punëtore të skllevërve, por në fakt ka ndodhur në mes të shekullit të 19. Industrializimi çoi në rritje të konsiderueshme të numrit të ditëve të punës, ndërsa urbanizimi masiv kontribuoi në përhapjen e sëmundjeve si kolera dhe tifo. Kjo bëri që jetëgjatësia mesatare e një punëtori të binte në 18.5 vjeç.
2.5%… e italianëve flisnin italisht
Nacionalizmi nuk pritej gjithnjë krahëhapur nga të gjithë. Shumica e popullsive ruanin besnikëritë lokale ose rajonale, ndërsa disa u larguan nga rrethi ku kishin lindur. Në Itali në vitin 1861, vetëm 2.5% e italianëve flisnin italisht. Frëngjishtja flitej në veri, dhe dialekte të ndryshme në pjesën tjetër të vendit.
159 milionë…. sisteme. Enigma gjithnjë në ndryshim
Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, gjermanët komunikonin të paktën një herë në ditë me kodin Enigma. Aleatët për të zbuluar çfarë komunikonin nazistët kombinuan 159 milion parametrat të reja. Ky ishte niveli i detajeve me të cilat matematicienët në Bletchley Park iu është dashur për të luftuar për të thyer sistemin Enigma dhe deshifruar mesazhet e koduara.
Ky sukses pati një rëndësi të dorës së parë në fitimin e luftës nga ana e aleatëve SHBA-Britani-Rusi./Tirana Observer/
Diskutime rreth kësaj post