SHÇBA e Vlorës ka arrestuar tre punonjës të qarkullimit rrugor, pasi ndryshuan emrin e drejtuesit të mjetit në një aksident rrugor.
Sipas burimeve policore, të arrestuarit janë, N/Komisar Artan Alinani, 47 vjeç, me detyrë Specialist Shërbimi dhe Përgjegjës grupi në seksionin e kontrollit dhe menaxhimit të qarkullimit rrugor në Delvinë, Inspektor Osman Tozo, 49 vjeç, me detyre Trupe shërbimi në Seksionin e kontrollit dhe menaxhimit në Delvinë dhe Inspektor Shkëlqim Vrapi, 51 vjeç, me detyrë Trupe shërbimi në seksionin e kontrollit dhe menaxhimit në Delvinë.
Arrestimi i tyre u bë, pasi në datë 2 maj 2016, rreth orës 13.00, në një rrugë të qytetit të Delvinës, automjeti i tipit “Mercedes Benz”, me targe DL 3134 A, në pronësi të shtetasit M.A., por i drejtuar nga shtetasi A. Sh. u përplas me automjetin me targa greke YZX 4089.
Shefi i Sektorit te Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Delvinë, N/Komisar Artan Alinani, dyshohet se ka ndryshuar emrin e drejtuesit të automjetit me targe DL 3134 A të përfshirë në ngjarje, shtetasit A.Sh., pasi nuk kishte leje drejtimi, me një shtetas tjetër. Në realizimin e këtij akti falsifikimi janë përfshirë edhe efektivet e policisë, Inspektor Shkëlqim Vrapi dhe Inspektor Osman Tozo. Keta punonjës policie kanë kryer veprat penale “Shpërdorimi i detyres”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumentave”, nga personi që ka për detyre të leshojë dokumentin.
Diskutime rreth kësaj post