Shqipëria vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave britanike, pas debatit të shpërthyer në këtë vend për daljen e Britanisë nga BE dhe ndjekjen e rrugës së Shqipërisë nga kjo e fundit.
Kjo, pasi ministri i kabinetit britanik, njëkohësisht një nga mbështetësit e daljes se Britanisë nga BE-ja, Michael Gove ka sugjeruar se Britania mund të ketë sukses jashtë BE-së duke u bashkuar me vendet e Ballkanit si Shqipëria në një zonë të tregtisë së lirë evropiane.
Këtë radhë është BBC që ka bërë një shkrim për Shqipërinë.
Gazetari i saj, Andreë Hosken, ka udhëtuar drejt Tiranës.
Ai shkruan se Shqipëria po bën çmos që të bëhet pjesë e Bashkimit europian.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Hosken ka zhvilluar një bisedë me kryebashkiakun Erion Veliaj, që sipas gazetarit të BBC, shihet gjerësisht si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.
Veliaj thotë se Europa duhet të qendrojë e bashkuar, sepse vetëm kështu mund të përballet me vende si Rusia.
Sipas Veliajt, është absurd që Britania kërkon të largohet nga epiqendra e politikës europiane, për të qendruar larg vendimmarjes.
“Nuk ka avantazhe nga të qënit një geto, dhe Ballkani Perëndimor është sot një geto e rrethuar nga Bashkimi Europian.
T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Evropës dhe larg vendimarrjes, kjo kërkon shumë besim,” thotë Veliaj për BBC.
Në artikullin e tij gazetari britanik shkruan se “që prej rënies së regjimit në vitin 1991 dhe me ardhjen e demokracisë, Shqipëria ka luftuar për të trajtuar të shkuarën e saj komuniste.
Politikanët e korruptuar, madje edhe gjyqtarët, kanë penguar rrugën e integrimit në pjesën tjetër të Europës.
Edhe një numër ish-komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet.
Shqipëria e sheh anëtarësimin në BE si shenjën më të fuqishme se dekada të tëra izolimi kanë marrë fund”.
“Sondazhet e fundit nga vetë BE-së sugjerojnë më shumë se 90% e shqiptarëve duan në – por ajo ende duhet te kapërcejë fantazmat e së kaluarës, për të arritur ëndrrën e saj të anëtarësimit në BE.
Përkrahësit më të zjarrtë të hyrjes në BE janë biznesmenët dhe fermerët, për shkak se ata aktualisht vuajnë një çekuilibër të madh tregtar. Dy të tretat e importeve vijnë nga BE, por Shqipëria nuk mund të eksportojë direkt në BE”, vijon shkrimi.
Diskutime rreth kësaj post