Partia Demokratike e e mirëpret praninë e ambasadorit të SHBA, Lu dhe Ambasadores së BE-së, Vlahutin në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat.
Kreu i opozitës Lulzim Basha tha se takimi nuk është anuluar por është shtyrë për të martën, ku pritet që ambasadorët t’i bashkohen mbledhjeve të grupit njëra pas tjetrës në selitë përkatëse.
“Nuk kemi asgjë për të fshehur. I jam shumë mirënjohës Donald Lu që ka folur në mënyrë të drejtpërdrejtë për shumë çështje”, theksoi Basha në emisionin televiziv “Opinion” duke saktësuar se do të jetë një takim pyetje-përgjigje në lidhje me reformën në drejtësi.
Referuar deklaratës së drejtpërdrejt të ambasadorit amerikan nëse ky proces dështon, Basha tha se PD është shprehur pro kësaj reforme në parim.
“Ne do të votojmë çdo draft që është në përputhje me parimet e Venecias. Ambasadori Lu ka ofruar ndihmën e dy ekspertëve të BE dhe SHBA për një dokument që do të shërbejë si baza e negociatave mes palëve. Ne ditën e shtunë do të jemi gati për të dhënë opinionin tonë për këtë draft”, tha Basha.
Për Bashën reforma zvarritet nga maxhoranca qeverisëse ku sipas tij, “të fortët e tyre do merrnin fund nga ajo”.
“PD nën lidershipim tim është partia ku shqiptarët bashkohen për një drejtësi të pavarur”, tha Basha ndërsa shtoi se do vazhdojnë me protestat e nisura dhe do jetë në mbështetje të çdo grupimi apo shoqërie civile.
Duke u ndalur te reforma zgjedhor, kreu i opozitës deklaroi se brenda korrikut do ketë gati draftin.”Brenda korrikut mund të kemi gati drafti. Nuk është çështje kapacitetesh njerëzore, por vullneti politik., siç ishte vullneti politik, kur i thanë mos kandidoi Rroshi dhe Bushin dhe i kandidoi. Nëse ky kërkon të ruajë njerëzit e vetë nga çështjet kriminale, sigurisht ambasadori është i qartë”, tha Basha.
Ai bëri të ditur se një tjetër propozim i PD do të jetë votimi elektronik, sistem 100% i sigurt si dhe çështja e financimit të partive politike.
“Me qëllim që këto para të investohen në fushatë për financimin e partive politike, çka i shërben taksapaguesve shqiptarë. Me ligj rregullohet ndarja e barabartë për reklamat në media. Ka një komision zgjedhor, kam garancinë e sekretarit amerikan i Shtetit, personalisht Kerryt dhe përfaqësuesve të lartë këtij në Shqipëroi për mbështetjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post