“Binjakët Lupen”, keshtu i quajne mediat italiane. Ata kane të njejten fytyrë, te njëjtin model flokësh dhe i njëjti pasion për krimin”.
ata janë dy vëllezërit 30-vjecarë nga Shqipëria, Edmond dhe Eduard Trushi, tanimë personazhë të shumëpërfolur të kronikës së zezë në Itali.
Arrestimi i tyre u bë i mundur në verë e vitin të kaluar dhe ata akuzohen nga autoritetet e drejtësisë për qindra vjedhje të banesave në Veri të shtetit fqinj.
Por duket se arsyeja pse binjakët, në Shqipëri të njohur si ‘skifterët binjakë’, është se autoritetet italiane ende nuk kanë mundur të përcaktojë se cili është krimineli mes tyre.
Dy vjet më parë, karabinierët kanë gjetur gjurmë ADN-je në një makinë Mercedes Benz te klasit A, të vjedhur dhe të braktisur në qytezën e Sacile.
Këto gjurmë kanë korresponduar me ADN-në e Eduard Trushi, që ishte tashmë i skeduar nga policia fqinje.
Por gjatë procesit gjyqësor, Eduard ka dalë i pafajshëm. Ai dhe vëllai i tij janë identikë edhe në ADN, me ndryshime shumë të vogla, aq sa ekspertët e mjekësisë ligjore italiane, kanë kërkuar analiza më të thelluara për të përcaktuar se cili prej tyre është grabitësi në këtë rast.
Diskutime rreth kësaj post