Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën “arrest me burg” për Emiliano Shullazin, duke lënë në fuqi dënimin e shkallës më parë të një jave më parë.
Prokuroria kërkoi lënien në burg të të arrestuarit, ndërsa avokati mbrojtës, Alban Qafa, pretendoi se arrestimi i Shullazit është i paligjshëm.
Vetë Shullazi nuk ka qenë i pranishëm në seancë, e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura, por ai është përfaqësuar nga avokati i tij.
Ky i fundit ka deklaruar se Prokuroria nuk ka asnjë fakt për të mbajtur në burg Emiliano Shullazin. Sipas tij, Shullazi nuk ka lidhje me përgjimet e Prokurorisë, ku Shullazi rezulton i përfshirë në disa vepra penale.
Shullazi akuzohet për disa vepra penale si armëmbajtje pa leje, gjobëvënësi. Shullazi akuzohet edhe për krijim grupi të strukturuar kriminal.
Aktualisht, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, po zhvillon seancën për dy të arrestuarit e tjerë, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.
Diskutime rreth kësaj post