UEFA mund t’i thotë nesër “PO” Kosovës. Në fakt, në Budapest të Hungarisë do të mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i Federatës Evropiane të Futbollit, i cili do ta qesë në votim kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për pranim në këtë institucion.
Të drejt vote kanë të gjitha Federatat anëtare të UEFA-s, pra 54 sosh, të cilat do ta japin votën e tyre.
Kosovës do t’i mjaftonin 51 për qind, respektivisht 28 vota nga 54 të mundshme, për t’u futur nën ombrellën e shtëpisë së futbollit evropian.
Të gjithë në Kosovë janë optimistë se një gjë e tillë do të ndodh nesër dhe që 3 maji 2016 të shkruhet në histori të futbollit kosovar.
Pastaj, më 13 maj FIFA e pranon automatikisht Kosovën në gjirin e saj, duke e konfirmuar vendimin paraprak të UEFA-s.
Këto dy pranime do të mund t’ia hapin dyert Përfaqësueses së Kosovës, për pjesëmarrje në kualifikimet për Botërorin e Rusisë, si dhe klubeve kosovare, për pjesëmarrje në garat evropiane nga sezoni i ardhshëm. /Zëri/
Diskutime rreth kësaj post