Zanafilla e vrasjes së Elton Çiços mbrëmjen e së dielës në kryeqytet dyshohet të jetë e lidhur me grabitjen dhe dhunimin e prindërve të tij rreth një vit më parë në Tepelenë, që është pasuar me disa ngjarje të tjera kriminale në shenjë hakmarrjeje.
Po më 8 qershor të vitit të kaluar, në Durrës u ekzekutua në një atentat mafioz 31-vjeçari nga Laçi Robert Rama, i cili dyshohet se ishte një nga grabitësit.
Seria ngjarjeve vijoi me një atentat të dështuar me tritol po në korrik të 2015-s ndaj Ervis Imerit, i cili po ashtu ishte i dyshuar dhe më pas u arrestua si një nga autorët e grabitjes së 5 mijë eurove në shtëpinë e familjes Çiça në Tepelenë.
Por vëllai i tij, Elton Imeri, nuk pati të njëjtin fat. Makina e ushtarakut shpërtheu në lëvizje po në zonën e Kombinatit më 9 dhjetor, duke e gjymtuar rëndë në pjesën e këmbëve.
Për të gjitha këto ngjarje policia ka patur dyshime mbi viktimën, 36-vjeçarin i cili u qëllua me 2 plumba në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
Autori i vrasjes ka hyrë në mjediset e brendshme të lokalit me një kapele në kokë dhe ka nxjerrë një pistoletë me mulli duke e qëlluar në kokë dhe në qafë.
Viktima ndodhej në tavolinë në shoqërinë e 3 personave të tjerë, njëri prej tyre oficer policie. Uniformat blu kanë sekustruar pamjet filmike, si dhe kanë marrë dëshmitë përkatëse për të zbardhur ngjarjen si dhe bërë të mundur kapjen e autorit.
Po ashtu, Elton Çiços mësohet se i është gjetur edhe një pistoletë, çka tregon se viktima ndihej i rrezikuar dhe ruhej.
/ Top Channel
Diskutime rreth kësaj post