“21 Janari”, Zabit Deda: Berisha më ofroi para, s’e fal gjakun e tim vëllai
Pasi Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonte dënimin me 23 vjet burgim për Ndrea Prendin dhe 25 vjet për Agim Llupon, reaguan familjarët e viktimave të 21 Janarit, të cilët kërkojnë drejtësi, por zbardhin dhe detaje të tjera pas ngjarës së rëndë të 2011-ës.
“Gjykata nuk ka vepruar drejt, ka ndërhyrje politike në këtë çështje. E them këtë sepse u pa qartë nga vendimi që morën, dhe ata bëjnë çfarë u thotë Sali Berisha. Si ka mundësi të vriten njerëzit në mes të bulevardit, të mos dënohet asnjë, të mos merret asnjë masë, të mos jepet asnjë vendim?! U bënë 5 vite. Derisa Sali Berisha të jetë në parlament, kështu do të shkojë kjo punë. Nuk ka drejtësi këtu në Shqipëri. Të gjitha zvarritjet, të gjitha këto i bën ish-kryeministri”, ka thënë vëllai i Hekuran Dedës, Zabiti, teksa ka bërë me dije se do ta ankojnë vendimin në Gjykatën Kushtetuese.
Ndër të tera për “Gazeta Shqiptare”, ai ka folur edhe për gjendjen e familjes të vëllait të tij dhe propozimin që i është ofruar një shumë lekësh. “Vëllai im ka lënë dhe dy vajza, njëra është 12 vjeçe dhe tjetra 16, ato tani kuptojnë e kërkojnë që drejtësia të vihet në vend. Unë mendoj se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të ishte brenda, se është ai që ka dhënë urdhër. Ai më ka sjellë dhe njerëz te shtëpia, më ka sjellë valixhen me lekë. Më ka çuar ish-badigardin, s’e di a e ka tani shoqërues a nuk e ka, s’e di, se nuk jam interesuar. Ai ka ardhur 3 ditë pas varrimit të vëllait”, sqaron ai. Ndër të tjera shton se kjo ishte për ta pranuar Berishën që të ngushëllonte në shtëpitë e viktimave të 21 janarit.
Diskutime rreth kësaj post