Të gjithë e njohin Ardi Daullxhiun, të mjerin më të famshëm në Shqipëri, siç e quan Arjan Çani. Ardi njihet si djali që kërkonte nuse, çdo të premte në “Zonë e Lirë”. Tashmë, ai e ka gjetur nusen, madje ajo është shtatë muajshe shtatzënë dhe pritet të sjellë në jetë një vajzë.
Tani Ardi ka një shqetësim tjetër më të madh. Nëna e tij është e sëmurë dhe ai kërkon ndihmë monetare. Vetëm se këtu ka një problem. Ai nuk kërkon lekë për t’i mundësuar kurimin nënës së tij, por i kërkon për ta varrosur. Ajo është ende gjallë, por me sa duket Ardi e ka ndarë mendjen se ajo së shpejti do vdesë, prandaj është vënë në hall për të siguruar lekët e varrimit.
Diskutime rreth kësaj post